KUSH JEMI

Ne jemi rrjeti i besimtarëve dhe kishave lokale shqiptare që çojnë Krishtin tek të tjerët.

QËLLIMI YNË

Të çojmë Krishtin tek të gjithë, kudo, në çdo brez.

Të çojmë Krishtin

Të çosh Krishtin është një thirrje që e jetojmë me zemër, vepra dhe jetë, sepse dikush më parë e solli Krishtin tek ne. Është të shohim njerëzit me sytë e Tij, të tregojmë dashuri përmes kujdesit dhe të përcjellim shpresën e Ungjillit, duke e bërë praninë e Krishtit të dukshme midis njerëzve.

Kudo

Kjo lidhet me vendin, si në kuptimin gjeografik, ashtu edhe në atë shpirtëror. Pavarësisht se ku ndodhen njerëzit, ne jemi të thirrur ta çojmë Krishtin tek ata, pa lejuar largësia, kostot apo vështirësitë të na ndalojnë. Ne i takojmë njerëzit aty ku janë në udhëtimin e tyre shpirtëror dhe ua përcjellim Krishtin në mënyra që janë kuptimplota, të përshtatshme dhe të rëndësishme për jetën e tyre.

Çdo brez

Çdo brez ka përgjegjësinë për të arritur brezin e tij, duke çmuar trashëgiminë e së kaluarës dhe duke krijuar hapësirë për mënyra të reja për ta shprehur dhe përmbushur këtë qëllim. Thirrja për të arritur çdo brez na shtyn të ecim përpara me qëllim, besim dhe vendosmëri.

MISIONI YNË

Të frymëzojmë dhe fuqizojmë Kishën Shqiptare për të çuar Krishtin në botën e tyre.

Të frymëzojmë

Ne e kuptojmë se çdo i krishterë ndodhet në një pikë të ndryshme të rrugëtimit të tij të besimit dhe të thirrjes për ta çuar Krishtin tek të tjerët. Prandaj, dëshira jonë është t’i frymëzojmë dhe t’i inkurajojmë njerëzit që ta ndajnë Krishtin me të tjerët, në mënyra që janë të përshtatshme dhe kuptimplota për kontekstin ku jetojnë. Në këtë mënyrë, ne ndihmojmë ndjekësit e Krishtit dhe kishat të ndikojnë pozitivisht në komunitetet e tyre dhe në botën përreth.

Të fuqizojmë

Ne besojmë se çdo i krishterë ka mundësinë ta njohë Krishtin dhe të ndajë dashurinë e Tij me të tjerët, edhe nëse ne nuk mund të arrijmë drejtpërdrejt tek secili. Jezusi e ka fuqizuar Kishën për ta njohur Atë dhe për ta çuar emrin e Tij në botë. Prandaj, ne ekzistojmë për t’i kujtuar Kishës këtë thirrje dhe për t’i pajisur besimtarët që të marrin pjesë në misionin e Krishtit përmes burimeve, trajnimeve, vizionit dhe bashkëpunimit.

KISHA

Sot, të krishterët në mbarë botën janë një komunitet i larmishëm, me tradita, mënyra të ndryshme të shprehjes së besimit dhe nivele të ndryshme të pjekurisë shpirtërore. Kjo larmi është në qendër të misionit tonë, sepse ne besojmë se çdo ndjekës i Krishtit ka nevojë të përjetojë vazhdimisht dhe personalisht dashurinë e Tij. Në të njëjtën kohë, Kisha është një forcë e rëndësishme për të ndikuar dhe për të sjellë ndryshim pozitiv në botën përreth saj.

Në botën e tyre

Kjo shpreh të vërtetën se çdo ndjekës i Krishtit dhe çdo komunitet i krishterë është thirrur të ndikojë në botën përreth – te njerëzit dhe komunitetet ku jeton. “Bota” e secilit lidhet me përvojën, vendin dhe brezin të cilit i përket. Ne besojmë se, kur të krishterët çojnë Krishtin tek njerëzit që Perëndia ka vendosur pranë tyre, misioni ynë global përmbushet në mënyrë domethënëse.